» Apliko taniGazeta dyjavore tung.ch në kuadër të zgjerimit dhe kompletimit të redaksisë dhe për një informim sa më profesional të opinionit kërkon:BashkëpunëtorëGazeta tung.ch ka një edicion dyjavor. Ajo ka qëllim informimin në fusha të ndryshme të jetës dhe ndryshimeve që ndodhin në shoqërinë shqiptare, kudo që është ajo.Me theks të veçantë gazeta jonë informon për jetën, punën dhe botën e mërgimtarëve tanë. Kjo gazetë informon për rrjedhat dhe jetën në Kosovë, Shqipëri, Kosovë Lindore, Maqedoni, Mal të Zi, Europë, Amerikë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Qasjen në tema mund ta shihni në njërin nga numrat e fundit ose në publikimin online www.tung.ch. Këtu e keni një përshkrim më të imtë të asaj se çka kërkohet dhe ku mund ta gjeni ju veten. Në gazetën tonë:- Përparësi kanë shkrimet profesionale, moderne, me gjuhën standarde shqipe, me tema që flasin drejtpërdrejt për përmbajtjet dhe thelbet e tyre, pa zgjatje në hyrjet dhe në daljet e tyre.- Përparësi të barabartë në shkrim ka shoqërimi i shkrimit me fotografi. - Përparësi kanë shkrimet që afirmojnë mërgimtarët e kthyer në atdhe (të riatdhesuarit), sukseset e tyre, por edhe problemet reale atje. - Përparësi kanë shkrimet profesionale, afirmative për estradën, talentet, shpikësit, novatorët, të dalluarit me afinitete të veçanta dhe sukseset por edhe problemet reale të tyre. - Përparësi ka reportazhi dhe shkrimi hulumtues i specializuar në dobi të lexuesit. - Përparësi kanë shkrimet për guximin, tolerancën, pozitiven , idetë që kanë brenda tyre sensin me porositë për mësim dhe përparim, për ecje përpara ndershmërisht, profesionalisht, në mënyrë humane e kombëtare, që lexuesi në faqet e gazetës sonë të lexoj shlirshëm dhe pa drojë, që ai ta ndiej veten mirë e komod brenda faqeve të “tung.ch”. Në gazetën tonë:- Nuk botohen shkrimet që nxisin konflikte.- Nuk botohen shkrimet e ideologjizuara. - Nuk botohen shkrimet që janë botuar diku tjetër. - Nuk botohen shkrimet nga interneti. - Nuk ribotohen dhe nuk riciklohen shkrimet e ndryshme. Të dhënat teknikeMadhësia apo gjatësia e shkrimeve me shenja të numëruara që vlen për këtë gazetë:1 faqe = 8700 rrahje*) 1/2 e faqes 4000 rrahje 1 shtyllë 2300 rrahje 1 fotografi normale mesatarisht merr hapësirën prej 1800 rrahjesh *numërohen të gjitha shenjat që goditen me tastier Ne jemi të hapur për bashkëpunim korrekt e profesional. Ju mirëpresim dhe ju mbështesim në të gjitha aspektet. Për çdo shkrim të shoqëruar me ilustrim apo fotografi të përshtatshme dhe që botohet në gazetën tonë, shpërblehet sipas merrveshjes. Me respekt redaksia e gazetës tung.ch redaksia@tung.ch
|
|






