Tung.ch është gazetë dyjavore për të rinj dhe të rriturPikësynimi dhe qëllimi:Tung.ch ndërmjetëson informata dhe njofton mbi integrimin, kulturën, artin, shkencën, aktivitetet e përgjithshme të shqiptarëve në Zvicër dhe çështje të përgjithshme lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, Shqipërisë, Maqedoni dhe Mal të Zi me qëllim të përkrahjes së integrimit të emigranteve shqiptarë në Zvicër.Temat:- Shkencë & teknikë - Art & kulturë - Shkollë & gjuhë - Shëndetësi dhe ushqyeshmëri - Zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni - Rregullimi shoqëror: Integrimi i emigrantëve - Multimediet: Kompjuterë, celularë, lojëra, filma... - Bukuri, modë, dashuri dhe jetë - Mbrëmje shqiptare: Ku, çfarë po ndodhë?Shpërndarja:Gazeta tung.ch del dy herë në muaj, katërngjyrësh dhe botohet në 25‘000 ekzemplarë. Ajo shpërndahet falas përmes korrierëve drejtpërdrejt në familje si dhe në shoqata kulturore dhe sportive në Zvicër. Udhëtarët e fluturimeve ditore drejt Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë e marrin po ashtu nga një ekzemplar të gazetës tung.ch
|
|

