Ballafaqimi me të panjohurën

“Dimensionet e fshehura të jetës”, është titulli i ciklit prej tetë punimesh me të cilat u prezantua piktorit akademik, Ali Sinani në ekspozitën e përbashkët me artistë të ndryshëm nga Evropa, në Galerinë Nordstrasse në Cyrih

Piktorit akademik Ali Sinani, me prejardhje nga fshati Dobërdoll i Maqedonisë (diplomuar në akademinë a artit në Shkup), me banim në St.Gallen, padyshim hynë në radhën e piktorëve të suksesshëm shqiptarë në Zvicër. Me punimet e tij ai është dukshëm i pranishëm me ekspozita personale e kolektive, madje me artistë mjaft eminent zviceranë e autorë të tjerë që jetojnë në këtë vend. Në këtë kuadër, më 4 qershor bashkë me piktoret, Ursula Franguiadakis, Silvia Jelitto, Zeljka Bratoljic-Melkay (e cila e shpalli të hapur ekspozitën në fjalë), Luana Sacchetti, Melanie Ramella dhe Gisela Zimmermann po merr pjesë në një ekspozitë të përbashkët.
Ishte kjo ekspozita e dhjetë kolektive, me artistë të ndryshëm nga Evropa, me emërtimin: “Ëndrra dhe realiteti” në Galerinë Nordstrase në Cyrih, ku në mesin e disa autorëve u ekspozuan edhe 8 punimet e Ali Sinanit. Gjatë hapjes solemne të kësaj ekspozita, me prani të artdashësve zviceran e një numri jo të madh shqiptarësh, zhvilluam një dialog me këtë piktor, tashmë prezent në qarqet kulturore zvicerane.

- Me ç`punime, elemente e tematika paraqitet kësaj here piktori Ali Sinani?

- Kësaj radhe paraqitem me 8 piktura vaj në pëlhurë, me motive nga jeta e përditshme, me emërtimin: ”Dimensionet e fshehura të jetës”. Ku këto motive jam munduar që gjatë pikturimit, sipërfaqen e pikturës ta paraqes në aspekt estetik, sa më frymëues, me perspektiv dhe në vijën përfundimtare sa më të përsosura. Ndërsa elementet që i paraqes në punimet e mija mundem t’i definoj abstrakte-asociative, sepse si bazë mundohem të hetohet një lehtësi dhe freski në kolor, ngjashëm siç janë treguar edhe në natyrë

- Ndërsa sa i përket ideve dhe motiveve, cilat janë ato?

- Ideja nxit guximin e krijuesit për t’u ballafaquar me të panjohurën dhe për ta njoh atë më mirë, ku dhe si duhet ta njoh realitetin e veprës. Veprat përmes motiveve: ”Realja figurative”, synoi të sjellë dimensionet e fshehura të jetës përmes abstraktes dhe asociativës, pasi veprat e mija janë kompozime formash dhe ngjyrash si rezultat logjik i ndryshimit të konceptit të vlerës artistike, ku vlera nuk lidhet me subjektin por me formën dhe ngjyrën, ku arri t’i shprehi ndjenjat e brendshme, vuajtjet shpirtërore, vrazhdësinë e jetës apo shpresën e fshehur për t’i dhënë fund të keqes dhe për t’i përballur të gjitha këto sfida njerëzore që janë pjesë e kompozimeve strukturore të kërkimit ornamental të ngjyrës. Ku bazë është vizatimi që i siguron krijuesit një konstruksion të fortë dhe ku përmes ngjyrës arrij botën e dëshirave .

- Po inspirimin ku e mbështet dhe si e shpreh atë në pëlhurë?

- Inspirimi që vjen nga pikturat e mija hapin çështje që kanë të bëjnë me psikologjinë e punimeve sesa me vet artin ku shprehi gjendjen shpirtërore – gëzimin, gjendjen gazmore të cilën e reflektojnë pikturat, ku mënyra e ndërtimit të ngjyrës, gjithashtu është tipar dallues dhe plotësues i të shikuarit, pasi ato sjellin koloritin e kategorisë së ngjyrës paqësore, që buron nga thellësia e shpirtit.  Në veprat e mia dua të krijoj lidhshmërinë ndërmjet spektrit tim për realitetin dhe ndjenjave të mija, ndaj edhe ato synojnë në udhëheqjen  e përjetuesit të saj në dimensionet e fshehura të jetës dhe natyrës.

- Sa i përket kritikes çdo të veçoje nga ato që kanë shkruar autorët e huaj?

 “Përderisa disa nga pikturat në vaj reflektojnë qetësi dhe harmoni, tek të tjerat eksplodon bota ndjesive e piktorit, Ali Sinani, ka vërejtur gjatë një prezantimi, kritiku zviceran i arteve, Andreas Schütz.

Kalendari i ekspozitave
Vlen të përmendim se kalendari i prezantimit të veprave të Ali Sinanit, se gjatë dy viteve të ardhshme do të jetë mjaft i ngarkuar, madje edhe jashtë kufijve të Zvicrës:

1) më 19 qershor 2010 në ZKO-haus merr pjesë në ankandin me piktura, nën udhëheqjen e menaxheres Irena Varga
2) Në shtator 2010 hap një ekspozitë personale në muzeun e qytetit të Shkupit
3) Mars 3001 – ekspozitë internacionale në Galerinë e Marziart- Berlin dhe
4) Tetor 2011 gjer në mars 2012 merr pjesë në Galerinë “Böhner” në Manheim të Gjermanisë.


Teksti e fotot. R. Rifati 


  «ToolBox»
 » Proferojeni mikut tuaj...
 
 › MARKETING
  Lexo Online
 
  Nëse nuk keni
  flashplayer,
  klikoni këtu:
 
 
FLV PLAYER
 FALËNDEROJMË DONATORËT
Jannert Vins
DiaMedic
Zahndesign
Neumarktpraxis
SuissePhone
Rinia Reisen
› Das Baumanagement
› Autoshkolla Laura
Confidutia GmbH
› Hotel Wilhelm Tell
WOW! Fitness