“Paraardhësit” roman që sfidon e alarmon

Proza që krijon shkrimtari Blakaj, është letërsi e mirëfilltë moderne me tipare të theksuara të letërsisë bashkëkohore të trilerit artistik, ndërsa romani “Paraardhësit”, është më shumë se tronditës për shkak se materia e tij është e fortë, e zgjedhur dhe e marrë direkt nga jeta e sotme në Kosovë.- thekson redaktori, Mustafë Xhemaili, lidhur me romanin më të ri të Muharrem Blakaj.

Në mërgatën shqiptare në Zvicër nga dita në ditë po arrihen rezultate të lakmueshme në shumë fusha të artit e të kulturës. Evidente është sidomos krijimtaria letrare, madje në të gjitha gjinitë, ku romani gjithashtu zë një vend t. Me këtë rast, mjafton të përmendin njërin ndër romancierët më të frytshëm e cilësor, Muharrem Blakaj romani më i ri Paraardhësit”, i cilit u edhe promovua 30 maj 2010 në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.
Në mungesë të redaktorit Mustafë Xhemaili, fjalën e tij të rastit e lexoi Emine Gashi, absolvente e Fakultetit të mjekësisë në Bazel. Në këtë fjalë, redaktori M. Xhemaili, pasi e cilëson M. Blakaj romancier me vlera artistike e të spikatur: “që ka trokitur fuqishëm në dyert e letërsisë së re shqipe, i cili ka bërë një rrugë të shkëlqyeshme letrare deri këtu dhe se para nesh janë katër romane të një romancieri të ri me moshë, por me një përvojë e bagazh me një jetë të përthyer, interesante, ndoshta fatthëne, por gjithsesi tragjike” , shton se pas botimit të romanit të tij të parë “Misioni sekret”, pati rastin e mirë të jetë redaktor i tri romaneve të pasuese.

Më tej Mustafë Xhemaili, thotë se: “Proza e romancierit Blakaj, ka një diapazon interesimesh të shumta mbi jetën e njerëzve të shtresave të caktuara me fate interesante, biografi tronditëse që paraqiten me një ndërthurje e gjetje të përshtatshme artistike. Për ta realizua këtë, autori përdorë me mjeshtri të jashtëzakonshme gjuhën, mjetin shprehës dhe dialogun e zhdërvjelltë, në të shumtën e rasteve dialogun psikologjik. Kjo prozë të cilën e krijon shkrimtari Blakaj, është letërsi e mirëfilltë moderne me tipare të theksuara të letërsisë bashkëkohore të trilerit artistik.
Për të hyrë më lehtë në temat që trajton romancieri ynë, Muharrem Blakaj, për një moment të kujtojmë romanet voluminoze të Dan Brown-nit, romancieri më i spikaturi dhe i përfoluri i ditëve tona, i cili trajtoi dhe trajton tema të nxehta në nivel planetar duke lëkundur tabu dhe mentalitete shekullore; kujtoni Selman Ruzhdien njëri ndër shkrimtarët më të ndjekur në botë, që me “Vargjet Satanike”, bëri bujë dhe rrëmujë në planet e veçanërisht në botën myslimane etj., pastaj për të zbritur ne, të gjithë, te niveli ynë lokal letrare, evropian dhe ballkanik ta zëmë te “Dosja H” dhe “Ura me tri harqe” të Kadaresë.
Romani “Paraardhësit”, është më shumë se tronditës për shkak se materia e tij është e fortë, e zgjedhur, e marrë direkt nga jeta e sotme në Kosovë, e trajtuar me mjeshtri nga autori Muharrem Blakaj na jep një roman me personazhe që ne i shohim dhe i njohim, që ua dimë veprimet dhe mendimet e tyre dhe, si personazhe real i përjetojmë deri në ekstrem në ndërdijen tonë, sepse ata na dalin të zhveshur, të rëndë, banal, egoist, të përçudnuar dhe vrasës për llogari të të tjerëve. Aty ndërlidhen qëllimisht edhe misionet tjera sekrete të armiqve tanë të vjetër dhe fqinjëve tanë vrasës të cilët pak më parë ata ishin pushtues”.

Një fjalë rasti për romanit „Paraardhësit“ e paraqit edhe gazetari Gani Bytyçi, i cili theksoi se: autori Blakaj, në romanin „Paraardhësit“, ka zgjedhur për trajtim një temë të ndjeshme dhe mjaftë komplekse, për faktin  se ai në roman do të flasë për atë kategori njerëzish, të cilët bindjen, besimin fetar, devotshmërinë ndaj vlerave fetare të të tjerëve, synojnë t`i manipulojnë, t`i radikalizojnë dhe t`i kthejnë në dogmë, t`i kthejnë në ideologji; në mjet dominimi, sundimi, pushteti e robërie ndaj tjerëve. Dhe kjo (sipas tyre) duhet të arrihet nëpërmjet të konvertimit të besimtarëve myslimanë në „besimin e paraardhësve“, siç do të thonë ata, në vehabizëm...Blakaj e rrëfen për të provuar se deri në ç`masë mund të tjetërsohet, të zhbëhet njeriu; për të dëshmuar se nga ç`gjë e shenjtë dhe e shtrenjtë (familja, farefisi, dashuria, kombi, atdheu) mund të heq dorë ai në emër të konvertimit, qëllim për të cilin mund të shkoj deri tek krimi, tek vrasja. Dhe ajo, që kjo kategori njerëzish synojnë, nuk është as besim as bindje, por është manipulim, është ideologji, që qëllim të vetëm ka përfitimin, dominimin dhe pushtetin mbi të tjerët.
Në përfundim Gani Bytyçi, vlerësoi se  romani „Paraardhësit“ zë vend në bibliotekën e romaneve më serioze të këtyre viteve, jo vetëm se ai trajton një problem aktual, por edhe për faktin se problem në fjalë kërkon reagim të shpejtë të institucioneve shtetërore të vendit. Pra romani, pos që është vepër me vlera letrare artistike të pakontestueshme, ai është edhe zë alarmi. 
Ky eveniment kulturor që tërhoqi vëmendjen e artdashësve të shumtë shqiptarë, ishte rast i mirë që të bisedohet edhe për kahet e rrjedhat kulturore në mërgatë. Ambasadori Republikës së Kosovës në Bernë, z. Naim Malaj pasi përgëzoi autorin M. Blakaj për këtë vepër me vlerë, theksoi rëndësinë që ka arti e kultura në mërgatë dhe se dyert e Ambasadës së Kosovës do të jenë përherë të hapura për të gjithë krijuesit e fushave të ndryshme në mënyrë që kultura jonë të shërbejë edhe si një urë ndërkulturore me popullin dhe shtetin mik zviceran, aq më parë kur ky vit shënon 45 vjetorin e ardhjes së punëtorëve tanë të parë stinor në këtë vend. Ndërsa z. Xhafer Shatri foli për disa aspekte të veprave të Blakajt e sidomos të romanit  “Paraardhësit” duke tërhequr një paralele me tematikën e romanit të Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, por edhe intencës së politikës propaganduese serbe e cila pretendon që shqiptarët t’i karakterizojë si fundamentalist islamik.
Në këtë akt promovimi u zhvillua edhe një debat i shkurtër me interes për kulturën tonë në mërgatë.

Heshtje apo injorim?!
Muharrem Blakaj, që me guxim e profesionalizëm arriti të rreket me tema shumë serioze, duke krijuar edhe nivele të larta artistike me romanet e tij, por përkundër kësaj, ai nuk është i pranishëm në masmediat tona. Atë nuk e “gjejnë” televizionet tona dhe shtypi ynë; tjetër gjë është pse romanet e tij, që tash kapin mbi 1500 faqe, nuk përfolen sa e si duhet në qarqet letrare në Prishtinë, Tiranë e gjetiu...; tjetër gjë është pse romani i mirëfilltë letrar, i pari roman letrar me vlera të larta artistike, “Atentat brenda germës L”, që i kushtohet me përkushtim të veçantë vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, që u vranë nga armiqtë e Kosovës, në një mënyrë a tjetër has në murin e heshtjes së kritikës letrare shqipe,- vëren redaktori Mustafë Xhemaili. 


Teksti:Rexhep Rifati
Fotot:  Ahmet Blakaj



  «ToolBox»
 » Proferojeni mikut tuaj...
 
 › MARKETING
  Lexo Online
 
  Nëse nuk keni
  flashplayer,
  klikoni këtu:
 
 
FLV PLAYER
 FALËNDEROJMË DONATORËT
Jannert Vins
DiaMedic
Zahndesign
Neumarktpraxis
SuissePhone
Rinia Reisen
› Das Baumanagement
› Autoshkolla Laura
Confidutia GmbH
› Hotel Wilhelm Tell
WOW! Fitness