“Feniksi” i Ferizajt shtrinë krahët në EvropëKryetari i kësaj shoqate me seli në Ferizaj, Milaim Jashari, gjatë vizitës në Zvicër deklaroi për gazetën “TUNG”, se në saje të aktivitetit dhe besimit që ka fituar “Feniksi”, ka arritur që brenda tri vitesh të strehojë 55 familje skamnore në shtëpi të reja, ndërkaq ka hasur edhe në gatishmërinë e mërgimtarëve për donacione të reja humanitare. Një njeri i përkushtuar dhe bamirësEdhe në këtë moment kur po e shkruanim këtë raport nga Ferizaj arritën lajme të gëzueshme për gurëthemele e inaugurime të shtëpive të reja nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Feniks”, me seli në këtë qytet, por që veprimtarinë e saj, për aq sa e lejojnë mundësitë, e shtrinë edhe në regjione tjera të Kosovës. Ditë më parë kryetarit i kësaj shoqate, ndër më aktivet në Kosovë, Milaim Jashari, qëndroi në Zvicër e Gjermani, me synim që të sensibilizojë mërgimtarët për të ndihmuar punën e kësaj shoqate, me kontributet humanitare. Gjatë shoqërimit në për Zvicër, të Milaim Jasharit, patëm rastin të bindemi nga afër se ç`popullaritet e autoritet gëzon ky njeri bamirës, madje jo vetëm tek të afërmit e tij, por edhe tek ata që vetëm kanë dëgjuar për angazhimin e tij humanitar. Me këtë rast me Milaim Jashari zhvilluam një bisedë lidhur me atë se si lindi “Feniksi” dhe se si arriti të fitojë gjithë këtë prestigj. 55 familje skamnore me shtëpi të reja - Duke e parë gjendjen e rëndë të strehimit të disa nga kategorive të dala nga lufta, por edhe të skamnorëve të pastrehë themeluam Shoqatën “Feniks,” me seli në Ferizaj, me qëllim që aktivitetin e saj ta shtrijmë edhe në komunat e tjera nëse do të siguroheshin mjete për këtë qëllim. Shoqatën e regjistruam tek Ministria e Shërbimeve Publike më 23 .03 2007, në përbërje Milaim Jashari, kryetar, Sadik Sadiku, arkëtar dhe Ali Lipovica, Kadri Islami (babë i dëshmorit Driton Islami) Avni Kamberi, invalid i luftës së UÇK -së, anëtarë. Aksioni filloi me ndërtimin e shtëpisë së luftëtarit nga Burrnku, Shaban Qeli në fshatin Greme, meqë rast doktor Ekrem Selmani dha një kontribut prej 11 mijë eurosh. Më pas filloi ndërtimi shtëpisë së invalidit të luftës, luftëtarit, Njazi Bytyqi, në Greme, ku Komuna e Ferizajt ndihmoi me 7.500 euro, kurse pjesa prej 18 mijë eurosh u mbulua nga firmat dhe qytetarët e Ferizajt. Ndër rastet ma të rënda ishte ajo e ushtarit Faik Krrabës, i cili për disa vite me familjen e tij jetonte në një mulli të braktisur. Fal solidaritetit të Shkelzen Qerimit, që ia fali truallin, por edhe punës vullnetare të ushtarit Agim Meha, i cili me ekipin e vet kreu të gjitha punët ndërtimore, kjo familje brenda 27 ditësh u vendos në shtëpi të re të kompletuar me të gjithë pajisjet. Kjo ishte vetëm nisma e aksionit, thekson Milaim Jashari, një ish i burgosur politik dhe pjesëmarrës aktiv me tërë familjen në UÇK, i cili pas luftës duke e parë gjendjen e rëndë të banimit, shpirtërisht dhe fizikisht iu përkushtua tërësisht këtij problemi, ende ndër më të theksuarit në Kosovë. - “Feniksi”, deri më tash kryesisht ka vepruar në Komunën e Ferizajt, pasi që shumica e donatorëve kanë qenë nga po kjo komunë. Porse shoqata për aq sa ka mundur aktivitetin e saj e ka zgjeruar edhe në komuna të tjera, si në Kaçanik, Lipjan, ku i ka nëndegët, por edhe në komunat tjera si në Gjakovë, Drenas, Podujevë Gjakovë e të tjerë, kështu që përmes aktiviteti trevjeçar ka arritur të vendos mbi 55 familje nën kulme të reja, falë humanizmit dhe gatishmërisë së qytetarëve bamirës si dhe firmave të biznesit, potencon më tej kryetari i kësaj shoqate humanitare. Solidariteti i ferizajasve është shembull i shkelqyer Më tej mësojmë se “Feniks” ka ngritur edhe një godinë pesëkatëshe banimi ku janë strehuar 11 familje të luftëtarëve të UÇK-së e ku donatorë ishin kryesisht bamirësit vullnetarë, qoftë qytetarë apo firma biznesi, që kanë ndihmuar qoftë mjete financiare, material ndërtimor, apo edhe duke kryer punë ndërtimore vullnetare. Për solidaritetin e madh të banorëve të komunës së Ferizajt flet edhe fakti se deri më tash 4 familje kanë falur troje për ngritjen e këtyre objekteve, qoftë në qytet apo në fshatra në madhësi deri në 20 ari. Ndërkaq që kontributi i qytetarëve për këtë shoqatë, që tash më e ka fituar besimin e qytetarëve, arrin në disa qindra mijëra euro. Por siç mësuam nga kryetari i saj, tërë këtë punë të madhe që është bërë, nuk e kanë përcjell në masë televizionet kombëtare, me përjashtim të atyre lokale.Fotot e teksti: Rexhep Rifati
|
|
Një njeri i përkushtuar dhe bamirës
këtë qëllim. Shoqatën e regjistruam tek Ministria e Shërbimeve Publike më 23 .03 2007, në përbërje Milaim Jashari, kryetar, Sadik Sadiku, arkëtar dhe Ali Lipovica, Kadri Islami (babë i dëshmorit Driton Islami) Avni Kamberi, invalid i luftës së UÇK -së, anëtarë.
Për solidaritetin e madh të banorëve të komunës së Ferizajt flet edhe fakti se deri më tash 4 familje kanë falur troje për ngritjen e këtyre objekteve, qoftë në qytet apo në fshatra në madhësi deri në 20 ari. Ndërkaq që kontributi i qytetarëve për këtë shoqatë, që tash më e ka fituar besimin e qytetarëve, arrin në disa qindra mijëra euro. Por siç mësuam nga kryetari i saj, tërë këtë punë të madhe që është bërë, nuk e kanë përcjell në masë televizionet kombëtare, me përjashtim të atyre lokale.
