Mbahen Ditët e Mërgatës

Nga 2 - 8 gusht në Prishtinë

Këto takime me bashkatdhetarët tanë do të përcillen me një serë veprimtarish kulturore e sportive.

Nga Zyra e Mërgatës, Zyrë e cila, sipas Ligjit për Mërgatën e Kosovës, të miratuar nga Kuvendi në muajin maj të këtij vitit, së shpejti do të shndërrohet në AGJENCION PËR MËRGATËN E KOSOVËS, nga data 02.08.2010 deri më 06.08.2010  - do të mbajë dhe zhvillojë DITËT E MËRGATËS.

Të gjithë bashkatdhetarët, do të kenë rastin të paraqiteni me veprimtaritë e tyre në sheshin “Nëna Terezë” për 5 ditë me radhë, sa do të zgjasin Ditët e Mërgatës; do të kenë mundësi komunikimi, argëtimi duke i paraqitur veprimtaritë në fusha të ndryshme kulturore e sportive.

Vetë Zyra për Mërgatën, ka përgatitur veprimtari kulturore, sportive me një organizim të veçantë për bashkatdhetarët.

Kjo Zyrë pret që bashkatdhetarët të bashkëngjiten me veprimtaritë e shumëllojshme, që këto ditë festive, të zbukurohen e të marrin kuptim dhe vlera në Kryeqytetin më të ri të botës.
Për 5 ditë me radhë Sheshi NËNA TEREZË në Prishtinë, do të jetë i hapur për bashkatdhetarë!
Zyra për Mërgatën, bashkatdhetarëve ju bën thirrje që me praninë e tyre, me veprimtaritë e tyre, me forcën e tyre shpirtërore e krijuese ta mbushin Kryeqendrën e Republikës së Kosovës.

Bashkatdhetarë! Kosova ju pret, ju mirëpret shteti juaj i ri, për të cilin aq shumë dhatë dhe sakrifikuat!

Për pyetje dhe sqarime shtesë, për formën dhe mënyrën e paraqitjes, pjesëmarrjes dhe zhvillimit të  aktiviteteve të tyre në Ditët e Mërgatës, bashkatdhetarët duhet të kontaktojnë përmes këtyre adresave elektronike:
http://mergata.org
www.ks-gov.net>
shukrije.ramadani@ks-gov.net.

Rexhep Rifati


  «ToolBox»
 » Proferojeni mikut tuaj...
 
 › MARKETING
  Lexo Online
 
  Nëse nuk keni
  flashplayer,
  klikoni këtu:
 
 
FLV PLAYER
 FALËNDEROJMË DONATORËT
Jannert Vins
DiaMedic
Zahndesign
Neumarktpraxis
SuissePhone
Rinia Reisen
› Das Baumanagement
› Autoshkolla Laura
Confidutia GmbH
› Hotel Wilhelm Tell
WOW! Fitness