Jepen paratë për tokat e ngujuaraParalajmërohet fundi i episodit të kompensimit të banorëve të Debëlldesë Tokat në afërsi të lokacionin “Kodra e Furrës” në fshatin Debëllde janë bërë mollë sherri ndërmjet banorëve dhe zyrtarëve qeveritarë të Kosovës. Pesëdhjetë hektarë tokë që kanë mbetur në anën maqedonase të kufirit, pas caktimit të vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, janë bërë mollë sherri për një kohë të gjatë. Që nga përfundimi i luftës në Maqedoni, banorët nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë tokat e tyre për shkak se ndodheshin në vijën kufitare. Në shumë pjesë të këtyre tokave, forcat maqedonase të sigurisë patën ndërtuar instikame. Ambienti përreth ngjan më shumë me një fushëbetejë të barktisur të luftës. Në fakt, edhe shumë vjet pas përfundimit të luftës reale, këtu ende ka mbetur një front i hapur. Pikërisht, dëmet që janë shkaktuar nga ndërtimi i llogoreve të luftës kanë mbetur të pazgjidhura, edhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndarë 500 mijë euro për dëmet e shkaktuara. Përfaqësuesi i banorëve të këtij fshati, Zymri Ilazi, thotë se se do të vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria që t’u paguhet shuma prej 109 mijë euro, që është llogaritur se është dëmi i shkaktuar për shkak se në tokat e tyre, forcat maqedonase të sigurisë kanë ndërtuar istikame gjatë luftës së kaluar. “Ne nuk po mundemi që t’i punojmë tokat tona për shkak se janë prishur krejt. Ky vend i ngjan më shumë një llogori të luftës, sesa një vendi për të jetuar”. Ky është njëra prej kërkesave të fundit të banorëve të Debëlldesë, pasi që këta të fundit janë pajtuar me “gjysmë zemre” që pranojnë ofertën e Qeverisë së Kosovës për t’u dhënë gjysmë milion euro kompensim për kohën sa nuk kanë mundur t’i punojnë tokat e tyre që kanë mbetur në territorin e Maqedonisë. Zymri Ilazi, thotë se u ka shpjeguar bashkëfshatarëve se kjo ishte fjala e fundit e qeveritarëve. “Ne jemi të vetëdijshëm se është dashur të paguhet shuma prej 1 milion e 500 mijë euro, por gjithashtu e dimë që ata nuk janë të gatshëm të pranojnë që të ndajnë më shumë”, tha Ilazi. Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë të Kosovës kanë thënë së fundi se nuk kanë mundësi buxhetore për të paguar shumën prej 1.5 milion euro, sa ka qenë vlerësimi i parë i Komisionit ndërministror të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë shuma prej 500 mijë euro i përshtatet vlerësimeve të tjera që janë bërë në këtë rajon. “Besojmë që këto janë vlerësimet reale për dëmet që janë bërë në terren. Shpresojmë se banorët do të kompesojnë pak a shumë dëmet që u janë bërë”. Arritja e marrëveshjes gjysmake për kompensimin e ka relaksuar pak a shumë gjendjen “pesë minuta para orës 12”, e cila mbizotëronte këtu. Çështja e kompensimit kishte mbetur si nyje gordiane pas relaksimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve, që është rezultat i caktimit të vijës kufitare dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Abdulkadër Mehmeti, ka deklaruar se bashkë me autoritet kosovare janë duke koordinuar punët për hapjen e vendkalimit kufitar Tanushë-Debëllde, duke kontribuar për qetësimin e situatës në këtë rajon kufitar. Një deklaratë të ngjashme e ka thënë edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Skender Durmishi. Gjithashtu, në këtë rajon pritet të veprojnë patrulla të përbashkëta të policisë maqedonase dhe të asaj të Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta ndërmejt të dy shteteve. Gjithashtu, pritet që këtu të hapet një pikë kufitare, e cila vlerësohet se do të mund të qetësonte edhe më tej situatën. Arritja e këtyre synimeve vlerësohet se do të ndikonte për qetësimin e situatës në këtë rajon të tensionuar. Në fqinjësi të Debëlldesë, mbetet i hapur koonflikti i Tanushës, kur djem të armatosur të udhëhequr nga Xhezair Shaqiri, ish-komandant Hoxha, e kundërshtojnë futjen e policisë maqedonase. (a. f.)
|
|





Tokat në afërsi të lokacionin “Kodra e Furrës” në fshatin Debëllde janë bërë mollë sherri ndërmjet banorëve dhe zyrtarëve qeveritarë të Kosovës. Pesëdhjetë hektarë tokë që kanë mbetur në anën maqedonase të kufirit, pas caktimit të vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, janë bërë mollë sherri për një kohë të gjatë. Që nga përfundimi i luftës në Maqedoni, banorët nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë tokat e tyre për shkak se ndodheshin në vijën kufitare. Në shumë pjesë të këtyre tokave, forcat maqedonase të sigurisë patën ndërtuar instikame. Ambienti përreth ngjan më shumë me një fushëbetejë të barktisur të luftës. 
