Manipulimet


Çfarë quhet manipulim? Çdo ndikim i të tjerëve në sjelljen dhe mendjen e dikujt pa vullnetin, bindjen dhe dëshirën e tij, është manipulim. Manipulimet kanë gjithmonë kuptim negativ sepse fundja ata të cilët manipulojnë, mendojnë vetëm për fitimin e tyre. Askush nuk manipulon pa qëllim, pa vetëdije dhe pa menduar në përparësitë që do t’i arrijnë me atë ndikim. Ata që kanë komplekse inferioriteti, vetëbesim të dobët, frikë në përgjithësi, apo gjinden në një krizë identiteti, manipulohen më lehtë se të tjerët. Por duhet të thuhet që askush nuk është i mbrojtur nga manipulimet. Manipulimi ka qëllime të qarta duke përdorur strategji të ndryshme, qëllime të cilat është vështirë t’i luftosh.

Njerëzit që manipulojnë janë të rrezikshëm dhe zakonisht të manipuluarit janë në një lidhje emocionale apo financiare me ata. Marrim shembull manipulimet që ndodhin nga prindërit, nga të dashurit apo nga shoqëria. Nga ata që më së paku e presim. Dhe më në fund jetojmë jetën që ata e pikturuan për neve, pa dhënë ne, ndonjë ide për atë pikturë apo bërë së paku një vijë në të.
Por ku manipulohet më së shumti? Sipas studimeve të ndryshme ato bëhen në ekonomi dhe politikë! Ne të gjithë jemi të manipuluar dhe udhëzuar nga mediet. Na paraqitet shembull familja ideale, lidhjet ideale dhe më në fund mbesim gjithmonë të pakënaqur me jetën tonë private sepse në jetë nuk ka asgjë perfekt dhe ideale. Dhe, për çdo pakënaqësi, tregtia na gjen zëvendësim me prodhime që nuk na duhen fare. Ne balancojmë pakënaqësitë tona me prodhime që ngelin pa u përdorur e të pluhurosura në shtëpi. Ekonomia kështu bënë para, ne mbesim të pakënaqur duke ngrënë vazhdimisht e pa masë para televizorit (prapë përfiton tregtia-ekonomia) dhe duke i shikuar reklamat me modele që kanë përmasa ideale. Ne duke parë që jemi shumë larg idealeve jemi edhe më të pakënaqur dhe konsumojmë edhe më tepër dhe bëhemi pjesë e këtij dreq rrethi, që vështirë mund të dalim. Kurse në politikë manipulohemi kryesisht përmes rrjetit të dezinformatave dhe propagandave.

Si mund të kemi së paku pak kontroll dhe mbrojtje nga manipulimet? Mendoj se para se të marrësh një vendim, tërhiqu nga të gjithë shfrytëzo kohën duke menduar apo edhe shkruar anët pozitive dhe negative që mund t’i ketë ai vendim, në radhë të parë për vetveten dhe pastaj për njerëzit që ke në rrethin tënd. Nëse do këshillim, mendo mirë nga kush do ta marrësh atë këshillë. A mund të ketë ai njeri ndonjë interes që ti, në këtë rast të marrësh ndonjë vendim?! Nëse po, atëherë të jesh i bindur që do manipulohesh, s’ka rëndësi se kush është ai person.
Nga mediet mund të mbrohemi vetëm nëse e zvogëlojmë leximin e shtypit dhe përcjelljen e medieve audiovizuele.
Duke qenë më aktiv në jetën reale dhe duke e kuptuar që jeta nuk është përrallë, dashuria nuk është film dhe asnjë femër (apo mashkull) nuk mund të ketë përmasa ideale duke reklamuar çokollata me një bebe në krahë.... do ta kuptojmë e shohim drejt në sy jetën. Do ta kuptojmë përfundimisht se jeta nuk është Photoshop dhe ky vetëdijesim na ndihmon të mbrohemi nga manipulimet e ndryshme.

Ditën e verës të 2010-tës


  «ToolBox»
 » Proferojeni mikut tuaj...
 
 › MARKETING
  Lexo Online
 
  Nëse nuk keni
  flashplayer,
  klikoni këtu:
 
 
FLV PLAYER
 FALËNDEROJMË DONATORËT
Jannert Vins
DiaMedic
Zahndesign
Neumarktpraxis
SuissePhone
Rinia Reisen
› Das Baumanagement
› Autoshkolla Laura
Confidutia GmbH
› Hotel Wilhelm Tell
WOW! Fitness