16.3 C
Switzerland
More

    Ziheni gjithmonë! A ja vlen ta shpëtoni marrëdhënien?

    spot_imgspot_img

    Ähnliche

    Folni hapur për çdo gjë, veçanërisht për atë që dhemb

    Transformoni dhimbjen në fuqi përmes komunikimit të hapur Komunikimi i...

    Respekti, themeli i marrëdhënieve

    Elementi kyç në çdo marrëdhënie është respekti; humbja e...

    Ndryshoni perspektivën në romancë!

    Kini pritshmri realiste për marrëdhëniet dhe romancën Dashuria nuk është...

    Jeni së bashku për arsyet e duhura

    Mësimet e dashurisë Para se të fillojmë të flasim për...

    Kërkoni pozitivetin: Mësim për çiftet e reja

    Një udhëzim për të forcuar marrëdhënien në çift Shumë çifte...

    Teilen

    Fjalë të rënda mund të fliten nëse jeni në grindje ose të zemëruar me partnerin tuaj.

    Por nëse në të vërtetë doni të rregulloni marrëdhënien tuaj, ka shumë gjëra që duhet të diskutoni me personin tjetër, edhe gjatë një periudhe të vështirë.

    Cifti 13

    “Së pari, duhet të pyesni veten, ‘Pse dëshironi të jeni në këtë marrëdhënie?’ dhe ‘Pse ia vlen të shpëtohet?'” thonë ekspertët e marrëdhënieve dhe seksit.

    Pyet veten pse e doni këtë person dhe pse vlerësoni këtë marrëdhënie.

    Kjo është një mënyrë për të ripohuar dhe për të shprehur në të vërtetë një qëllim të përbashkët. Sepse shpeshherë, ne po përpiqemi thjesht për të zgjidhur një çështje dhe zbulojmë se po përpiqemi të fitojmë.
    Përcaktimi se përse marrëdhënia ka rëndësi për të dy juve do të jetë një rikujtim se përse dëshironi të punoni për të ruajtur atë që keni. Nëse ju dhe partneri juaj nuk mund të gjeni përgjigjet për këto pyetje, ndoshta marrëdhënia nuk vlen të mbahet.
    Konsideroni nëse grindja vlen të ndodhë… Pse dëshironi ta zgjidhni?. Nëse po kërkoni thjesht të tregoni partnerit tuaj se jeni i/e drejtë, a ia vlen vërtet?
    Të zhvilloni një diskutim lidhur me pse dëshironi të luftoni për marrëdhënien në fillim do t’ju kujtojë të dyve se si ndiheshit gjatë fazës fillestare të takimeve, para se marrëdhënia të kishte ardhur në një fazë të serioze.
    Në atë kohë, mbase i keni dhënë prioritet me shum njëri-tjetrin,” tha ajo. “Kthehuni në fillim dhe mendojeni ‘Pse e vlerësoja kaq shumë të kem këtë person në jetën time?
    Shumica e njerëzve nuk angazhohen në diskutime dhe komunikim më të thellë me partnerin e tyre sepse kanë frikë të jenë të ndjeshëm.

    A mund të jeni të sinqertë në lidhje me ndjenjat tuaja?

    Edhe nëse është frika nga braktisja ose lëndimi, hapuni më shumë dhe shprehni se si ndiheni në të vërtet! Tregoni njenjat tuaja dhe mbështetja si përgjigje është formula për intimitet.
    Partneri juaj duhet të reagojë duke thënë “Të kuptoj dhe dua të të mbështes” kur tregoni të dobësitë dhe pasiguritë tuaja. Nëse ata ju përçajnë duke thënë se jeni “i/e pasigurt” ose gjejnë mënyra të tjera për të ju fyer, kjo nuk është një reagim i shëndetshëm ose i duhur!

    Të grindesh vazhdimisht pa ndjenjën e mbështetjës nga një partner mund të sugjerojë se duhet të konsultoheni me një profesionist.

    Të gjitha marrëdhëniet e shëndetshme kanë konflikte, por një rregull i mirë është që nëse duket si “puna e vështirë,” gjasa janë se ka shumë konflikte.
    Shkuarja në terapi me partnerin tuaj mund të ndihmojë në përcaktimin e arsyet pse njëri ose të dy ndiheni të pakënaqur dhe mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse vlejnë për të ruajtur marrëdhënien.
    Marrëdhëniet përkeqësohen kur kemi pritshmëri nga partneri ynë, por nuk i shprehim ato kërkesa. Pyet veten se çfarë dëshiron nga marrëdhënia, dhe a është kjo e arsyeshme në të vërtetë.
    Partneri juaj nuk është i detyruar të plotësojë çdo nevojë që keni. Është çështje gjetjeje të një gjuhe të përbashkët.
    spot_imgspot_img