-1.2 C
Switzerland
More

    Si të trajtohet një kafshim qeni!

    spot_imgspot_img

    Ähnliche

    Dashuria nuk mjafton

    Përtej dashurisë: zbulimi i vlerave të vërteta në marrëdhënie Në...

    Hiqni filtret dhe përdorni hile të thjeshta për të rritur shkëlqimin tuaj natyror

    Bukuria natyrore: si të shndërrosh vetë-besimin dhe elegancën autentike...

    A duhet ti jap fund kësaj marrëdhënie

    Vendimi për marrëdhënien është i juaji. Mos lejoni të...

    Fillerat dermal: trendi i ri në luftën kundër plakjes

    Fillerat dermal: sekreti i ri për anti-plakje dhe një...

    Elementi ndërtues ose shkatërrues i marrëdhënies

    Hapësira dhe ndërlidhja: Magjia e ndershëmërisë në lidhjet romantike Në...

    Teilen

    Mësoni çfarë duhet të bëni kur një qen ju kafshon dhe kur të shkoni te një mjek.

    Shumica e qenve sjellin gëzim të ngazëllyer dhe lumturi te pronarët e tyre dhe të gjithë ata që i rrethojnë. Por herë pas herë, ndodhin edhe kafshime.

    Kafshimi Qeni 03

    Njerëz habiten kur mësojnë se rreth gjysma e kafshimeve nga qentë vijnë nga kafshimet e kafshëve të familjes ose të fqinjëve”, thotë një ekspert mjekësor. “Kafshimet nga kafshët e endacake mund të ndodhin, por më shpesh ata përfshijnë qentë e njohur. Pavarësisht nga origjina e tyre, parandalimi i infeksionit në plagë është shumë i rëndësishëm.

    Rreth një e pesta e kafshimeve nga qentë përfundojn për ndihmë mjekësore

    Çka të bëni nëse jeni kafshuar nga një qen

    • Lani duart para dhe pas trajtimit të plagës.
    • Përdorni një leckë të pastër për të ndaluar çdo të gjakosje.
    • Mbajini plagën pjesën e trupit të kafshuar të ngritur lartë.
    • Lani me kujdes kafshimin me sapun të butë dhe ujë.
    • Aplikoni pomadë antibiotike.
    • Mbështilleni plagën me një fashë sterile (pa ngjitje është më e mira).
    • Shiqoni për shenja të infeksionit për një apo dy ditë. (kërkoni për fryrje, skuqje, dhimbje të rritur dhe temperatura të larta).

    Çfarë të bëni nëse një qen kafshon një fëmijë

    Gjysma e kafshimeve ndodhin te fëmijët, të cilët janë më të rrezikuarit. Shumica e fëmijëve që janë kafshuar janë të moshës 5 deri në 9 vjeç, fytyra dhe duart janë objektivat kryesore të kafshimeve.

    Preokupimi kryesor me kafshimet nga qentë është zvogëlimi i rrezikut të infeksionit. Kjo do të thotë të shkoni në emërgjenc ose në abulantat mjeksore për fëmijën tuaj të njëjtën ditë – sepse pritja më e gjatë rrit rrezikun e infeksionit.

    Kafshimi i qenit kërkon ndihmën profesionale nëse:

    • Plaga ndodhet në kokë, qafë, këmbë ose duar
    • Shtypja drejtpërdrejtë nuk e ndalon rrjedhjen e gjakut pas 15 minutash
    • Plaga duket e infektuar, me skuqje, fryrje, rrjedhje lëngu, ose dhimbje
    • Lëndimi prek nyjet, tendinat ose kockat
    • Fëmija juaj ka një sistem imunitar të dobët

    Kur shkoni te mjeku

    Doktori juaj do të dëshirojë të dijë disa gjëra:

    • A keni informacion mbi pronarin e qenit?
    • A është kafsha e vaksinuar?
    • A ka shfaqur sjellje agresive?
    • A dihet që qeni është i shëndetshëm dhe pa tërbimit?
    • Gjendja shëndetësore e të kafshuarit?

    Doktori juaj do të pastron plagën dhe mund të këshillojë antibiotikë nëse ka rrezik për infeksion. Kur dhëmbët e një qeni grisin lëkurën, bakteriet nga goja e tij mund të hyjnë në trup dhe të shkaktojnë tetanus, tërbim.

    Larja e plagës (dhe përdorimi i antibiotikëve sipas nevojës) do të ndihmojë në parandalimin e infeksionit.

    Parandaloni kafshimeve

    Gjithmonë qëndroni me vëmendje në rrethinën tuaj dhe lini të qetë qentë e panjohur.

    Zbuloni shenjat e sjelljes agresive të qenit:
    • Shfaqja agresive e dhëmbëve
    • Ulërima
    • Qimet e pasme të ngritura
    • Këmbët e kryqëzuara
    • Lehje të pa kontrolluara
    • Kontakt i drejtpërdrejtë në sy
    • Bishti i ngritur

    Kujdes në praninë e miqve tanë me katër këmbë

    • Mos ikni kurrë nga një qen.
    • Mos i afrohuni ose prekni qentë e panjohur.
    • Mos e prekni kurrë një qen që po fle.
    • Kërko leje nga pronari para se ta prekshë qenin e tyre.
    • Mbani distancë nga një qen me këlysh.
    • Mos i shqetësoni një qen ndërsa është duke ngrënë.
    • Mbikëqyrni qentë dhe fëmijët.
    Ka shumë gjëra të këndshme për qentë. Dhe nëse u japim hapësirën që ata kanë nevojë, mund të bashkëjetojmë me lumturi dhe mbajmë miqtë dhe familjen tonë në siguri.
    spot_imgspot_img